Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë në derbin e Londrës: Chelsea shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Arsenalit

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-0 në udhëtim te Arsenali në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

The Gunners e filluan më mirë takimin, mirëpo ishin The Blues që kaluan në epërsi.

Pas vetëm 15 minutash lojë, Romelu Lukaku debutoi me gol te Chelsea me një asistim te Reece James.

Arsenali më pas tentoi të rikthehej, por mysafirët që drejtohen nga Thomas Tuchel e morën edhe posedimin e topit.

Kjo bëri që të shënohej edhe goli i dytë, e që u realizua nga James në minutën e 35-të, duke u asistua nga Mason Mount.

Pjesa e dytë duket se do të jetë edhe më spektakolare, e me gjasë do të shënohet së paku edhe një gol. /Telegrafi/