Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit me tri gola të shënuara në Anfield Road

Foto: FC Arsenal/Twitter

Ka përfunduar pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit në takimin që po zhvillohet në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

The Gunners e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke kaluar ne epërsi në minutën e 25-të me anë të Alexandre Lacazette.

Por, The Reds u këndellën shumë shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Sadio Mane tre minuta më vonë me një asistim të Mohamed Salah.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp vazhdoi me presion të lartë dhe arritën të përmbysnin rezultatin me golin e Andy Robertson të shënuar në minutën e 34-të.

Arsenali më pas dukej më shumë i mbyllur mbrapa, derisa në pjesën e dytë do të tentojë që së paku të barazojë rezultatin. /Telegrafi/