Barcelona ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për Philippe Coutinhon në vlerën e 160 milionë euro.
Coutinho nuk është tubuar me skuadrën e parë në ndeshjen që Liverpooli e zhvilloi ndaj Burnleyt e as sot ndaj Evertonit në FA Kupë.
Sipas të përditshës spanjolle Sport, negociatat për brazilianin kanë qenë të intensifikuara në 48 orët e fundit, derisa klubet e kanë arritur marrëveshjen për vlerën e 160 milionë eurove.
Përfaqësuesit e Coutinho janë tani në Spanjë për t’i finalizuar detajet e transferimit të tij dhe marrëveshja mund të bëhet zyrtare në fundjavë.
Mësohet se Barcelona e ka paguar klauzolën e lojtarit duke mos u futur në bisedime të tjera.
Është edhe një mundësi që Barcelona të paguajë një herë 120 milionë dhe 40 milionë tjetra të jenë bonuse, por lehtë të arritshme.
Gjithnjë sipas Sport, lojtari ka marrëveshje me Barcelonën tash e një kohë vetëm është pritur marrëveshja mes klubeve.
Coutinho nuk ka të drejtë të luajë në Ligës së Kampionëve, por Barcelona me çdo kusht e ka dashur që në këtë afat.
Liverpool ka shpenzuar tashmë një pjesë të pagesës që do të bëhet për Coutinhon duke e blerë Virgil van Dijk për një shifër rekord.
Pas largimit të Coutinhos, Liverpooli do të mundohet të nënshkruajë me Thomas Lemar ose Riyad Mahrez. /Telegrafi/