Mateo Kovacic do të përfundojë transferimin e tij nga Chelsea te Manchester City, pasi thuhet se të gjitha palët kanë arritur marrëveshje tashmë.
Emri i Kovacic ka qenë i përfolur tash e disa javë për një transferim në Etihad pasi veçse kishte arritur marrëveshje personale me Cityn.
Megjithatë, tani duket se edhe klubet kanë arritur marrëveshje rreth çmimit të lojtarit dhe kroati shpejt mund të zyrtarizohet në Etihad.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, City ka rënë dakord t’i paguajë 25 milionë funte (29 milionë euro) për Kovacic dhe një bonus prej rreth 6 milionë eurosh.
Mesfushori kroat thuhet që do të përfundojë testet mjekësore në Etihad më vonë këtë javë, para zyrtarizimit si lojtari i ri.
EXCL: Mateo Kovacić joins Manchester City from Chelsea, fee agreed and done deal — here we go! 🚨🔵 #MCFC
Agreement between clubs just reached for £30m fee.
Personal terms agreed two weeks ago, Kovacić only wanted Man City.
Medicals in the next days.
New midfielder for Pep 🇭🇷 pic.twitter.com/cXU7ZDSKMf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2023
Ishte vet Kovacic që donte transferimin vetëm te City dhe shumë shpejt mund t’i bashkohet ekipit dhe të jetë në urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.
Romano ka shtuar gjithashtu se bonuset e Kovacic lidhen me trofetë e fituar dhe jo me paraqitjet e lojtarit. /Telegrafi/
More exclusive details on Kovacić deal. Understand Manchester City will pay a guaranteed fee of £25m to Chelsea.
£5m will be also included in add-ons to be activated only if/when Man City will win titles — not player’s performances.
Pep has his new midfielder.
Here we go. ✨🇭🇷 pic.twitter.com/kT0diRKn54— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2023