Telegrafi

Mbyllet derbi dramatik në FA Cup: Unitedi eliminon Liverpoolin

Foto: Liverpool FC/Twitter

Manchester United e ka eliminuar Liverpoolin nga 1/16 e finales së FA Cup, pasi fitoi 3-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin The Reds, që realizuan me anë të Mohamed Salah që pranoi një asistim të bukur nga Roberti Firmino.

Mirëpo, epërsia e Liverpoolit nuk zgjati shumë, pasi Mason Greenwood (26’) i barazoi shifrat në 1-1, me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

45 minutëshi i dytë ishte edhe më dramatik, pasi u shënuar edhe tre gola të tjerë.

Në minutën e 48-të, Unitedi e përmbysi rezultatin me golin e Marcus Rashford që u asistua nga Greenwood.

Por, Mohamed Salah (58’) ishte përsëri në listën e realizatorëve, duke barazuar shifrat në 2-2.

Skuadra që drejtohet nga Ole Gunn ar Solskjaer nuk u ndal me kaq, pasi riktheu epërsinë me anë të Bruno Fernandesit që shënoi në minutën e 78-të nga gjuajtja e lirë.

Unitedi arriti që deri në fund të mbante këtë epërsi, për të kaluar kështu në 1/8 e finales. /Telegrafi/