Telegrafi

Mbyllen qendrat e votimit në Francë: Macron dhe Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në Francë dhe për presidentin e ri do të duhet të zhvillohet edhe një raund i ri.

BBC raporton se Emmanuel Macron, presidenti aktual francez, ka marrë besimin e më së shumti francezëve. Ai raportohet se mori 28.1 për qind të votave.

Macron si kundërkandidate për rrethin e dytë do ta ketë Marine Le Pen, e cila mori 23.3 për qind të votave. Ajo njihet edhe si mikeshë e madhe e presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për kandidatët në zgjedhjet presidenciale franceze?

Theksojmë se për qindje dyshifrore ka marrë edhe Jean-Luc Melenchon, i cili u votua nga 20.1 për qind e votuesve francezë, por e cila nuk është e mjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Gjithashtu edhe ithtari më i madh i politikave ruse, Eric Zemmour nuk ka arritur të marrë mjaftueshëm vota, i cili fitoi besimin e 7.2 për qind të francezëve dhe u rendit në pozitën e tretë.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze pritet të mbahet më 24 prill. /Telegrafi/