Fatmirësisht, janë mbyllur përkohësisht dhe do të hapen brenda një kohe të shkurtër
Për të gjitha ata që nisen për në Modena të Italisë, për t’i parë muzetë e Ferrarit, ka një lajm të keq dhe një të mirë, transmeton Telegrafi.
Ato do të jenë të mbyllura dhe është e pamundur të vizitohen, për shkak të frikës së përhapjes së coronavirusit dhe zyrtarët kanë vendosur këtë masë mbrojtëse, për mbrojtjen e punonjësve dhe vizitorëve.
Ky ishte lajmi i keq, ndërsa i miri është se do të hapen brenda një kohe të shkurtër, derisa ata që kanë pasur biletë për t’i vizituar gjatë këtyre ditëve, mund ta shfrytëzojnë kur të duan, brenda 12 muajve të ardhshëm.
“Nëse gjithçka është në rregull, muzetë do të hapen të dielën, që të kenë mundësi të vizitohen prej atyre që ndodhen në këtë zonë për fundjavë. Varësisht nga përhapja e coronavirusit edhe mund t’i mbyllim sërish”, thuhet në ueb-faqen e kompanisë.
Të Mbyllura janë të dy lokacionet, si Museo Ferrari i hapur më 1990, si dhe Museo Enzo Ferrari i hapur në vendlindjen e themeluesit në Modena.
Gjatë vitit të kaluar, më se 600 mijë njerëz i kanë vizituar muzetë e Ferrarit, duke shënuar një rekord të deritanishëm. Në po të njëjtin qytet, janë edhe muzetë e Maserati dhe Pagani, për të cilat nuk raportohet të jenë mbyllur.
Disa kilometra më larg, qëndron hapur dhe mund të vizitohet muzeu i Lamborghini që ndodhet në Sant’Agata Bolongnese. /Telegrafi/