Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo.
Pak para se të fillonte spektakli, Egla ka hedhur dyshime se ku e gjen Romeo gjithë vetëbesimin për të fituar këtë spektakël, teksa ka vijuar më tej duke i thënë ‘ti je njëri televizioni, ke staf. Ke lënë jashtë ndonjë porosi?”
Pjesë nga debati:
Romeo: Nuk më tha pyet Donaldin apo Marion, por më tha ‘o ti Donald, Mario…”. Kjo është një tallje për dy njerëz që jashtë ata Eglës i kanë ndenjur pronto dhe i kanë qendruar me respektin më të madh.
Graciano: Unë nuk heq asnjë pikë dhe asnjë prejse në atë që tha Egla. Unë i bëra një pyetje se çfarë roli ka pasur në film dhe ajo më tha pyet Romeon.
Egla: Nuk te lejoj Romeo, sepse janë dy njerëzit që kam punuar.
Romeo: Ju mendoni se Egla më harroi emrin mua dhe më thirri në emrin e vëllezërve. Të më harrosh emrin mua, mirë që s’më the Sotir si djali i tezes.
Po të them dhe çfarë stafi kam, kam Donaldin, Marion, mamin dhe babin.
Egla: Mbylle gojën o njeri, të paktën fol me zë normal. Në fakt Ledion situata ishte, së pari t’i thuash Donald apo Mario nuk është ofendim, janë dy çuna që unë kam punuar jashtë. Kur i thashë për stafin, ai më ka thënë: të mundi një më i vogël se ty. Nëse mendon se unë mund të hedh dyshime mbi këtë televizion dhe produksion nuk ma ngjit dot Romeo se je i vogël.
Ky është një djalë, artist, aktor që ka një staf dhe publik që e ndjek pas. Unë jam një aktore teatri dhe kam një publik më modest.
Kur i thash ke folur me stafin jashtë, e kisha fjalën për stafin që merret me ndjekësit e tu.
Në asnjë moment nuk ka dalë as nga paradhoma e mendimeve të mia për stafin e televizionit. /Telegrafi/