Site icon Telegrafi

“Më mbushët me dashuri”, Beatrix Ramosaj publikon video duke interpretuar këngën që ia kushtoi Donaldit

Beatrix Ramosaj vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur, “Faj”.

Këtë këngë ia dedikoi partnerit të tij, aktorit Donald Veshaj, meqenëse lidhja e tyre u diskutua mjaft shumë si një kundërpërgjigje për të gjitha ata që i kritikuan.

Në projekt, artistja nga Kosova e përshkruan marrëdhënien që krijoi me Veshajn duke ia bërë të qartë edhe audiencës.

Ajo ditën e sotme (e diel) është shfaqur pas një kohe në rrjetet sociale duke treguar në një mënyrë se është në gjendje të mirë shëndetësore e po ashtu ka falënderuar ndjekësit për përkrahjen.

“Më mbushët me dashuri, jeta. E keni dëgjuar ‘Faj’ akoma’”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu "Sa më ka marrë malli", Donaldi po e ndjen mungesën e Beatrixës brenda shtëpisë së Big Brother VIP

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, disa prej të cilëve mezi kanë pritur për një rikthim të Trixës.

Kënga ndërkaq për vetëm tri ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version