Një burrë i mbuluar në gjak, është parë nga fqinjët duke ecur dhe mbajtur në dorë kokën e prerë të babait të tij.
E pasi u shfaqën në vendin e ngjarjes policia ukrainase, i riu ka përfunduar në pranga, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarëve ata kishin parë Dmitry Ponomarenko, 30-vjeç, duke u larguar nga apartamenti i mbuluar në gjak dhe duke mbajtur në dorë kokën e babait të tij 53-vjeç Igor Ponomarenko.
Një fqinj i ka thënë policisë se ky i ri u ul në parkun e lagjes në Odessa, dhe ndezi një cigare sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
“I mbuluar në gjak, mbante në dorë kokën e babait, u ul në park dhe ndezi një cigare”, tha fqinji i burrit të akuzuar për vrasje.
Ndërkaq nga policët se pse kishte vrarë viktimën, Ponomarenko ka thënë se është “dashur ta bëjë” dhe se “ai është vetë zoti që nuk po adhurohet nga askush”.
Forcat e rendit kanë filluar hetime për vrasje, dhe nëse dënohet ao do t’i kalojë 15 vitet e ardhshme prapa grilave. /Telegrafi/