Telegrafi

Mbrojtja e Manchester Unitedit lë shumë për të dëshiruar, reagimi i tyre tek goli i fitores së Sheffield United ishte një katastrofë absolute

Manchester Unitedi dha një mësim se si të mos mbrohej kur ata lejuan që klubi i fundit i Ligës Premier, Sheffield United, të vulosë një fitore 2-1 në Old Trafford.

Djajtë e Kuq humben mundësinë ta rikthejnë pozitën e parë në tabelë, pas një paraqitje jo të mirë dhe humbje nga Sheffield United.

Megjithatë, bujë të madhe po bënë goli i dytë i pranuar, ku në theks të veçantë reagimi i mbrojtjes po cilësohet si katastrofë absolute.

Lexo po ashtu Solskjaer flet pas humbjes nga Sheffield Unitedi, shpreh zhgënjimin me paraqitjen e lojtarëve

Oliver Burke shënoi golin e fitores me devijim të Axel Tuanzebe, por ishte gjendja e katastrofike e mbrojtjes së ekipit që i bëri tifozët e Unitedit të shikonin tmerrin.

Aksioni i mysafirëve nuk dukej aspak premtues, por lojtarët e Unitedit, nga Harry Maguire, tek Luke Shaw dhe Tuanzebe lënë shumë për të dëshiruar.

Lojtarët e Unitedit vendosën t’u japin kundërshtarëve të tyre kaq shumë hapësirë ​​brenda dhe rreth zonës – ose zgjodhën të mos e largojnë topin nga zona deri sa pranuan golin.

Ishte një komedi gabimesh për t’i dhënë fund një shfaqjeje të padenjë nga ana e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer dhe tashmë kanë zënë vend në rrjetet sociale për reagimin e tyre të dobët. /Telegrafi/