E plotësuar: Flora Brovina nuk kërkoi kompensim në gjykimin e kolegëve të saj nga Vetëvendosja, ndërsa Blerta Deliu e rezervoi këtë të drejtë.
Deputetja Flora Brovina, njëra nga të dëmtuarat e procesit gjyqësor kundër katër deputetëve të VV-së nuk kërkoi kompensim për dëmin.
Brovina tha se nuk do të paraqesë kërkesë pasuroro-juridike.
Ndryshe nga Brovina, deputetja tjetër r PDK-së Blerta Deliu- Kodra tha se do ta rezervojë të drejtën për të kërkuar kompensim, raporton Kallxo.com
Para se të deklaroheshin rreth kompensimit Brovina e Deliu- Kodra, deputetët e VV-së Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli u deklaruan të pafajshëm.
Deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm
E plotësuar: Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bjupi dhe Albulena Haxhiu janë deklaruar të pafajshëm sot pasi prokurori ua lexoi aktakuzën.
Ata akuzohen për hedhjen e gazit të lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu dhe Topalli kanë shkuar në seancë në bazë të thirrjes së gjyqtarit, ndërkohë që Kurti dhe Kadaj-Bujupi janë sjellë nga paraburgimi pasi që janë arrestuar për shkelje të arrestit shtëpiak.
Ndërkohë dëshmitarët e këtij rastit, deputetët Xhavit Haliti, Blerta Deliu Kodra, Bekimi Haxhiu janë liruar nga seanca deri të ftesën e radhës për të dëshmuar.
Mbrojtja e deputetëve të VV-së konsultohet lidhur me kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues
E plotësuar: Mbrojtja e deputetëve të Vetëvendosjes ka kërkuar dhjetë minuta pauzë për tu konsultuar lidhur me kërkesën për përjashtimin e tërë trupit gjykues për këtë rast.
Fillon seanca ndaj Kurtit, Kadaj-Bujupit, Haxhiut e Topallit
E plotësuar: Ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Fillon seanca ndaj Kurtit, Kadaj-Bujupit, Haxhiut e Topalli.
Në gjykatë janë parë Albulena Haxhiu, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.
Dy të fundit janë sjellë me pranga në gjykatore, pasi u arrestuan para disa ditësh (më 27 nëntor), kur thyen masën e arrestit shtëpiak dhe u paraqitën në festën e Vetëvendosjes në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Deputetët e Vetëvendosjes akuzohen nga prokuroria për hedhje të gazit lotsjellës.