Telegrafi

Mbrojtja e Chelseat në krye të detyrës ndaj Salzburgut – notat e lojtarëve

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea nuk arriti ta mbante rezultatin ndaj Salzburgut, ashtu që skuadrat i ndanë pikët në takimin e raundit të dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Përkundër rezultatit të barabartë, paraqitja e vendasve ishte më e mirë dhe e tillë është edhe nota mesatare.

Thiago Silva dhe në përgjithësi mbrojtja e Bluve ka marrë vlerësim të lartë në këtë përballje.

Lexo po ashtu Chelsea nuk i gëzohet fitores ndaj Salzburgut

Kai Havertz ka zhgënjyer me paraqitjen e tij, sikurse edhe Nicolas Capaldo që ka marrë notën më të ulët në takim.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të futbollistëve të përfshirë në përballjen Chelsea 1-1 RB Salzburg. /Telegrafi/