Telegrafi

Mbrojtësit e Liverpoolit janë përfshirë në 38 gola këtë sezon

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sulmi vrasës i Liverpoolit ka marrë lëvdata për kryerjen e punës në këtë sezon, mirëpo edhe mbrojtja e Redsave ka kontribuuar shumë në realizimin e golave.

Pas golit të Virgil van Dijk dhe dy asistimeve nga Trent Alexander-Arnold në fitoren dramatike (3-2) kundër Newcastle United, faza defensive është përfshirë në 38 gola këtë edicion në të gjitha garat.

Alexander-Arnold ka shënuar vetëm një gola, mirëpo ka qenë fantastik duke dhuruar 13 asistime, po aq sa mbrojtësi tjetër i krahut, Andy Robertson, i cili nuk ka shënuar këtë sezon, por me plot meritë u përfshi në ‘PFA Ekipin e Sezonit’ falë formës sensacionale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

‘PFA Lojtari i vitit’, Van Dijk,ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime, derisa partneri i tij në qendër të mbrojtjes, Joel Matip, ka shënuar një gol.

Me 24 ndeshje pa pranuar gol dhe me kontribut në 38 gola në të gjitha garat, mbrojtja e Liverpoolit e ka bërë për mrekulli punën këtë sezon. /Telegrafi/