Virgil van Dijk është kritikuar për mbrojtjen e tij menjëherë përpara se Lautaro Martinez të shënonte golin e fitores për Interin kundër Liverpoolit.
Reds pësuan humbjen e tyre të parë në Anfield në më shumë se një vit të martën në mbrëmje, duke humbur 1-0 nga kampionët në fuqi të Serie A.
Liverpool është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1, por Adrian Durham i talkSPORT beson se van Dijk bëri një gabim të kushtueshëm në goditjen e Martinez.
Ai pyeti: “Çfarë po bën Liverpooli për golin? Joel Matip e jep atë pa nevojë. Dhe shikoni Virgil van Dijk…”
“Mbrojtësi më i mirë në botë? Thjesht zgjatje një këmbë dhe lë Martinez të gjuajë?”.
“A nuk e kupton se sa i mirë është Martinez? Ai realizoi një hat-trick në fundjavë!”.
Maybe because it's Van Dijk, and we are used to seeing do so well defensively, that people don't realise how bad a sequence this is. I wouldn't expect this sort of defending from an academy lad. https://t.co/sOLZ4u5R7c
— Pressing Trapo (@EarlTrapo) March 9, 2022
“Mbrojtje e pabesueshme e keqe nga Van Dijk. Nuk ndodh shpesh ta thuash këtë”, shtoi më tej ai.
Alexis Sanchez luajti një pasim për Martinez, i cili e la topin të kalonte për disa sekonda përpara se të lëshonte një gjuajtje mahnitëse me këmbën e djathtë.
Van Dijk shpesh duket i qetë në pjesën e pasme, por ai është kritikuar në të kaluarën se dukej dembel në qasjen e tij. /Telegrafi/