Telegrafi

Paletta nuk ka marrëveshje me Torinon

Agjenti i Gabriel Palettas ka hedhur poshtë pohimet se klienti i tij po shkon drejt Torinos.

Është folur shumë për një marrëveshje transferimi të mbrojtësit të Milanit, Palettas te Torino, pasi kanë qenë në bisedime disa ditore.

Megjithatë, përfaqësues e italianit thonë se marrëveshja nuk është shumë e mirë për të.

“Unë kam arritur në Itali dhe nuk e di se kush po i nxjerrë këto spekulime”.

“Nuk ka një marrëveshje, nuk ka kontratë trevjeçare me Torinon”.

“Ai nuk është i kënaqur me situatën e tij dhe unë jam personi i vetëm i autorizuar që të flas për të”, u shpreh agjenti i Palettas. /Telegrafi/