Giorgio Chiellini ka të ngjarë të humbasë ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Italiani çaloi gjatë së dielës në fitoren prej 2-0 kundër Interit, duke ngritur shqetësime për ndeshjen e 16 marsit në Gjermani.
Raportohet se 31-vjeçari do të kalojë disa teste mjekësore sot për të përcaktuar se sa serioz është lëndimi dhe sa kohë do të jetë jashtë fushave të blerta, shkruan Tuttosport.
Është pothuajse e sigurt se mbrojtësi do të mungojë në Kupën e Italisë kundër Interit dhe gjatë takimit të fundjavës kundër Atalantas. /Telegrafi/