Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde shënoi një gol absolutisht të mahnitshëm për të tronditur Barcelonën në gjysmëfinalen e Copa del Rey të mërkurën mbrëma.
Sevilla arriti të triumfojë ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey me rezultat 2-0.
Golat në këtë përballje për klubin andaluzian u shënuan nga Jules Kounde (25’) dhe Ivan Rakitic (85’).
Megjithatë, e gjithë vëmendja u ‘vodh’ nga mbrojtësi 22-vjeçar i Sevillas, Kounde.
Lionel Messi ishte në fushë për Barcën, por Kounde, ishte ai i cili bëri që vrapim dhe driblim magjik për të shënuar një supergol.
You are not a centre-back!!! Jules gets the ball on the edge of the box, he nutmegs one and fires it past Ter-Stegen! 🤩 #SevillaFC 1-0 @FCBarcelona (25')#CopaDelRey | #WeareSevilla https://t.co/kfpWjhxVs9
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) February 10, 2021
Goli i Koundes po cilësohet si “Messi-esque” apo në “stilin Messi”, pasi mbrojtësi mori topin në mesfushë dhe dribloi tre lojtarë.
Ky gol përfshirë një driblim ‘mes këmbëve’ ndaj Samuel Umtiti – para se të kalonte përsosmërisht portierin Marc-Andre ter Stegen me një gol të bukur. /Telegrafi/
Whilst the FA Cup was serving up a madness, Jules Koundé decided he was going to turn into prime Beckenbauer for Sevilla in the Copa 🔥https://t.co/L7y6C1EE90
— Ranks FC Football Podcast 🎧 (@RankSquad) February 10, 2021