Telegrafi

Mbrojtësi i Hoffenheim zbulon arsyen pse refuzoi Liverpoolin

Mbrojtësi i Hoffenheim, Niklas Sule, ka folur për gazetën gjermane Bild dhe ka zbuluar arsyen pse ka refuzuar Liverpoolin.

Qendërmbrojtësi gjerman ka thënë se ai është i lumtur te klubi aktual dhe gjithashtu beson te trajneri Julian Nagelsmann.

“Këtu e kam një ambient të zakonshëm dhe afërsia me familjen time në Frankfurt e ka bërë të vetën”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Për të zhvilluar vetën, kam nevojë për minuta në fushë dhe një trajner që beson te unë. Këtu kam Nagelsmann. Ai me njeh mirë dhe beson se unë mund të jem edhe më i mirë”, ka thënë Nagelsmann.

20-vjeçari aktualisht është pjesë e përfaqësueses U21 të Gjermanisë. /Telegrafi/