Site icon Telegrafi

‘Mbreti i ri i tenisit’ zgjedh formacionin e ëndrrave, Alcaraz befason të gjithë me njohuritë rreth futbollit

Carlos Alcaraz, i cili u shpall mbreti i ri i Wimbledon pasi fitoi finalen e madhe ndaj Novak Djokovic, njihet edhe si njohës i futbollit pasi së fundmi ka publikuar një “formacion të ëndrrave”.

Pas një përballje maratonë prej katër orësh e 42 minutash, spanjolli triumfoi me rezultatet 3-2 apo më sete (1-6, 7-6, 6-1, 3-6, 6-4).

Me këtë fitore të Grand Slam, Alcaraz befasoi të gjithë me nivelin e treguar dhe talentin që posedon, duke u cilësuar tashmë si e ardhmja e tenisit.

Lexo po ashtu Carlos Alcaraz shkruan historinë: Fiton Wimbledonin në duelin mbi katër orësh

Megjithatë, 20-vjeçari është edhe një njohës i futbollit pasi këtë e ka treguar disa herë.

Mediumi i njohur britanik The Sun ka publikuar “formacionin e ëndrrave” të Alcaraz dhe zgjedhjet e tij janë thjeshtë brilante.

Në portë, Alcaraz ka zgjedhur Iker Casillas, ndërsa në mbrojtje emra si Cafu, Sergio Ramos, Carles Puyol dhe Roberto Carlos.

Lexo po ashtu Është milioner dhe fitues i Wimbledonit, por Alcaraz ende jeton me prindërit në banesën që ndodhet mbi një qebaptore

Në mesfushën e formacionit të tenistit spanjoll zënë vend legjenda Zinedine Zidane, Luka Modric dhe Andres Iniesta.

Në sulm, Alcaraz ka zgjedhur Lionel Messin, Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldon.

Formacioni më i mirë në histori sipas Alcaraz:

/Telegrafi/

Exit mobile version