Site icon Telegrafi

Mbreti Charles largon princin Harry dhe Meghan Markle nga rezidenca e tyre në Mbretërinë e Bashkuar

(Fotomontazh: Daily Mail)

Mbreti Charles ka vendosur t’i largojë princin Harry dhe Meghan Markle nga Frogmore Cottage, një rezidencë që ishte shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa në vend të tyre në rezidencën mbretërore pritet të vendoset princi Andrew – shkruan The Sun.

Sipas mediave britanike, Pallati Buckingham lëshoi një njoftim për Dukën dhe Dukeshën e Sussex, pas publikimit të memoareve të Harryt në librin “Spare” në janar të këtij viti.

Princi Andrew tashmë po vendoset në shtëpinë e tyre të mëparshme, edhe pse fillimisht e kundërshtoi atë. Pavarësisht nga vendimi i tij, Harry dhe Meghan janë të detyruar të largohen nga vendbanimi dhe kështu mbeten edhe pa shtëpinë e vetme që e kishin në Mbretërinë e Bashkuar.

(Foto: UK Press/Getty)

“Kjo sigurisht shënon fundin për Harry dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar. Andrew i rezistoi idesë për t’u vendosur në Frogmore Cottage pasi iu ofrua javën e kaluar, por Harry dhe Meghan nuk mund ta ndalojnë delokimin”, ka thënë një burim afër tha familja mbretërore.

Lexo po ashtu Në fillimet e tyre, Meghan Markle thuhet se ishte e zhgënjyer nga Princi Harry pasi kishte shumë pak para

Rezidenca Mbretërore ndodhet në pronën Frogmore në Windsor, e cila iu dhurua Harry dhe Meghan për dasmën e tyre në vitin 2018.

Shtëpia ndodhet afër Adelaide Cottage, vendbanimi kryesor i Princit dhe Princeshës së Uellsit, i përbërë nga pesë dhoma gjumi dhe një kopsht i gjerë. Rinovimi i tij në prag të vendosjes së çiftit kushtoi 2.4 milionë funte (2.7 milionë euro). /Telegrafi/

Exit mobile version