Site icon Telegrafi

‘Mbretërit’ duan transferimin e Agueros

Manchester City's Argentinian striker Sergio Aguero reacts after being caught off-side during the English Premier League football match between Liverpool and Manchester City at Anfield in Liverpool, north west England on December 31, 2016. / AFP / Paul ELLIS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

Sergio Aguero ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Sipas Mirror, Real Madridi janë rreshtuar me një qasje serioze për yllin e palumtur të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Argjentinasi ka luftuar për tu përshtatur me jetën dhe lojën nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe tani përballet me një konkurrencë të fortë pas ardhjes së talentit brazilian, Gabriel Jesus.

Lexo po ashtu Aguero zbulon historinë qesharake të takimit të parë me Messin si adoleshent

Me dy sulmuesit aktual, Karim Benzema dhe Alvaro Morata që mund të largohen në verë, ‘Mbretërit’ e shohin Agueron si një shtesë e fortë në vijën e sulmit të mbushur me yje për sezonin 2017-18.

Për argjentinasin interesim ka shprehur edhe skuadra italiane, Inter, të cilët me drejtuesit kinezë mendojnë të bëjnë një ofertë gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version