Telegrafi

Mbretëria e Bashkuar vjen me sanksione për 370 individë dhe subjekte të tjera ruse – përfshirë ish-presidentin

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 370 objektiva të reja sanksionesh ndaj Rusisë, përfshirë ish-presidentin

Sanksionet e reja të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar synojnë 370 individë dhe subjekte të tjera ruse.

Lexo po ashtu BE-ja godet Rusinë me një paketë të katërt sanksionesh

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për të sanksionuarit përfshihet ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit.

Emrat e rinj në listë përfshijnë:

Dmitry Medvedev – president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) dhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë (që nga viti 2020)

Dmitry Peskov – Zëdhënësi i Putinit

Sergei Shoigu – Ministër i Mbrojtjes

Maria Zakharova – zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë

Margarita Simonyan – kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga Rusia

Pyotr Aven – bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-Bank

Mikhail Fridman – oligark me bazë në Londër që bashkëthemeloi Alfa-Bank me Aven

Ndryshe, më herët, Britania e Madhe goditi Rusinë me kufizime tregtare, duke përfshirë një tarifë shtesë prej 35% për vodkën. /Telegrafi/