Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 370 objektiva të reja sanksionesh ndaj Rusisë, përfshirë ish-presidentin
Sanksionet e reja të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar synojnë 370 individë dhe subjekte të tjera ruse.
Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për të sanksionuarit përfshihet ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit.
Emrat e rinj në listë përfshijnë:
Dmitry Medvedev – president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) dhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë (që nga viti 2020)
Dmitry Peskov – Zëdhënësi i Putinit
Sergei Shoigu – Ministër i Mbrojtjes
Maria Zakharova – zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë
Margarita Simonyan – kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga Rusia
Pyotr Aven – bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-Bank
Mikhail Fridman – oligark me bazë në Londër që bashkëthemeloi Alfa-Bank me Aven
Ndryshe, më herët, Britania e Madhe goditi Rusinë me kufizime tregtare, duke përfshirë një tarifë shtesë prej 35% për vodkën. /Telegrafi/