Mbretëria e Bashkuar është zotuar të dërgojë helikopterë Sea King për ushtrinë ukrainase “si pjesë e mbështetjes së saj të vazhdueshme”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se “Marina Mbretërore ka ofruar trajnime për Sea King për 10 ekuipazhe të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke rritur aftësitë e tyre të kërkimit dhe shpëtimit”.
🚁 The UK will provide the Ukrainian Armed Forces with Sea King helicopters as part of its continued support.
The @RoyalNavy has delivered Sea King training to 10 crews of the Armed Forces of Ukraine, enhancing their search and rescue capabilities.
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/vQUjfAWMrP
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) December 28, 2022
Nisma u konfirmua për herë të parë në nëntor, me tre helikopterë Westland Sea King që pritet të mbërrijnë në Ukrainë menjëherë.
Mësohet se të paktën një nga helikopterët tashmë ka mbërritur në Ukrainë. /Telegrafi/