Mbretëria e Bashkuar do të rihap ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, e cila përkohësisht ishte zhvendosur në qytetin e Lvivit.
Kështu ka deklaruar përmes rrjeteve socaile kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili ka pohuar se kjo është një shenjë solidariteti me popullin ukrainas.
“Ne do të rihapim ambasadën tonë në Kiev, duke demonstruar solidaritetin tonë me popullin ukrainas”, ka shkruar ai në Twitter.
We will be reopening our embassy in Kyiv, demonstrating our solidarity with the Ukrainian people.
And the UK government is helping to collect evidence of war crimes.
Russia must be held to account for its actions. 2/2
— Boris Johnson (@BorisJohnson) April 23, 2022
Ai gjithashtu deklaroi se qeveria britanike po ndihmon në mbledhjen e provave të krimeve ruse në Ukrainë.
Kujtojm se Johnson gjatë ditës së sotme ka folur në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për fazën e re të ndihmës ushtarake.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/