Rita Ora është shfaqur glamuroze teksa ka parakaluar tapetin e kuq të Brit Awards.
Sonte mbahet një nga ceremonitë më të mëdha të ndarjes së çmimeve muzikore në botë, e ngjarja më e madhe në muzikën britanike, Brit Awards.
Rita Ora ashtu sikurse vitet e fundit, edhe kësaj radhe nuk mungon në këtë ceremoni, shkruan Telegrafi.
Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur një fustan ngjyrë gjelbër të mbyllur me një xhaketë ushtarake. Fustani në pjesën e poshtme është gjysmë transparent dhe ekspozon linjat e saj trupore. Me flokë lëshuara nga prapa lehtësisht të lagur dhe gurët shkëlqyer para fustanit e bëjnë atë të shndërrisë nga bukuria.
Mediat britanike pas kësaj paraqitje e kanë cilësuar Ritën si mbretëreshë të ngjarjeve të mëdha dhe tepihëve të kuq, e këtu pa dyshim se kanë të drejtë. /Telegrafi/