Site icon Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth nuk e feston ditëlindjen e 95-të për shkak të vdekjes së princit Philip

(Foto: Twitter/Pop Crave)

Mbretëresha Elizabeth II ka vendosur të mos festojë ditëlindjen e saj këtë vit (më 21 prill) për shkak të vdekjes së princit Philip – shkruan revista People.

Anëtarët e familjes mbretërore bëjnë portrete të veçanta për ditëlindjet e tyre, por mbretëresha ka vendosur të mos e bëjë kësaj radhe.

Princi Philip ndërroi jetë më 9 prill 2021 në moshën 99 vjeçare dhe u varros fundjavën e kaluar, ndërsa e gjithë familja mbretërore u mblodh për lamtumirën e fundit.

(Foto: Twitter/Sherry)

Princi Harry erdhi pa gruan e tij, Meghan Markle, e cila nuk mund të udhëtonte jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të shtatzënisë së saj.

Lexo po ashtu Britania në zi për Princin Philip, homazhe në të gjithë vendin

People shkruan se princi Harry synon të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ditëlindjes së Mbretëreshës, si dhe për disa ditë pas kësaj. /Telegrafi/

Exit mobile version