Parlamenti britanik ka miratuar Ligjin për Brexitin, që do të thotë se ky vend tani edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar.
Ligjin e kryeministrit britanik Boris Johnson, e ka nënshkruar mbretëresha Elizabeth II, transmeton Telegrafi.
Deputetët e parlamentit britanik kohë më parë kishin miratuar ligjin që do t’i mundësojë këtij vendi daljen nga BE-ja, pas një beteje trevjeçare.
Pikërisht pas këtij ligji pritet të fillojë një periudhë tjetër e vështirë – bisedimet e reja për tregti që do të definojnë raportet e reja të Britanisë në raport me Evropën. /Telegrafi/
Her Majesty the Queen has now granted #RoyalAssent to the #BrexitBill which therefore becomes the #BrexitAct. Enshrined in law, this enables the UK to leave the EU on 31st Jan. pic.twitter.com/hzv2o2bMfr
— Steve Barclay (@SteveBarclay) January 23, 2020