Reperi i njohur Noizy së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë dedikuar nënave, me rastin e festës së gruas që kremtohet këtë javë më 8 mars.
Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në prapaskenat e xhirimeve të klipit të tij më të ri.
Klipi mesa duket do të përmbajë skena të ndjeshme, pasi në fotografi, ai shfaqet në ulëset e një teatri teksa përqafohet me nënën protagoniste në klip.
Reperi ka zbuluar edhe titullin e këngës, i cili do të jetë “Mbretëresha”.
Ndërkohë, në një fotografi tjetër të publikuar pak më vonë nga xhirimet, Noizy shkruan për reflektimin nga momentet e vështira, që mesa duket do të jenë edhe disa nga vargjet e këngës së re.
“Janë kohët e vështira në jetë që na bëjnë me mësu”, ka shkruar ai. /Telegrafi/