Një grua 47-vjeçare që e quajti veten “Mbretëresha e mashtrimit” ka lënë përdoruesit e TikTok të mahnitur pasi zbuloi se si e bën veten të duket “dekada më e re” thjesht duke përdorur grim.
Patricia Lichtenberger, e cila është me origjinë nga Texas, por tani jeton në Kansas, ka grumbulluar më shumë se 124 mijë ndjekës në platformë dhe mbi 1.5 milion pëlqime në videot e saj për ndarjen e klipeve të saj para dhe pasi të vendoste grimin.
Nëna e një fëmije është në gjendje të ndryshojë në mënyrë dramatike pamjen e saj duke përdorur produkte si korrektor, fondatinë, bojë për vetulla, rimel dhe buzëkuq – dhe shumë njerëz në internet nuk mund të besojnë se është i njëjti person në videot e saj.
@gemluvabeauty @tiktok This is my Crown? 😂💪🏻👏🏻#makeuptransformation #makeuptransition #womenpower #creativemakeup #maquillaje #cowgirl #countrygirl #catfish
Edhe pse Patricia – e cila punon si argjendare – ndonjëherë merr komente negative për transformimet mahnitës, është krenare për mënyrën se si mund të përmirësojë pamjen e saj.
“Nuk ka gjë të tillë si perfeksioni, le të jemi të vërtetë, ne të gjithë kemi teksturë lëkure Grimi nuk është i paligjshëm, ne e përmirësojmë bukurinë tonë dhe të gjithë jemi artistikë, kështu që pse të heqim kënaqësinë nga kjo? Ndonjëherë mund të kaloj nga një grim i thjeshtë në një pamje dramatike, kështu që komentet e mbështetësve të mi më kanë ndihmuar, sot e kësaj dite. Unë i dua të gjithë, madje edhe ata që urrejnë” , tha ajo për Jam Press së fundmi, ndërsa diskutoi për reagimin që ka marrë.
@gemluvabeauty Reply to @icecreamman43 Where my ladies at? 😂 makeuptransformation catfishqueen tvshow styling positivevibes gemluvabeauty dancemoms fypシ
Patricia filloi llogarinë e saj në TikTok në vitin 2016 në një përpjekje për të shfaqur anën e saj qesharake, dhe ajo u bë virale vitin e kaluar pasi postoi një video që tregonte bukurinë e saj natyrore kundrejt asaj se si duket kur ka një fytyrë të plotë glam.
Në atë kohë, ajo e dinte se çfarë do të thoshte termi ‘catfishing’ – që është akti i mashtrimit të dikujt në internet në lidhje me pamjen tuaj – por këmbënguli se nuk ishte ‘misioni’ i saj.
@gemluvabeauty Let’s be friends! 😈😂 ➡️ #makeuptransformation #womenpower #fyp #artistsoftiktok #workfromhome #catfishing #gemluvabeauty
Ajo shpejt filloi të merrte shumë komente të këqija nga përdoruesit në internet – të cilët e quajtën atë ‘të shëmtuar’ dhe e akuzuan se ishte mashtruese – dhe ajo pranoi se pothuajse ra në ‘depresion’, deri sa vendosi të përqafoj titullin e “mashtrueses”. /Telegrafi/
@gemluvabeauty Reply to @jmom265 Hey daddy? 😂 #bigenergy #OnTheCover #beautyqueen👑 #makeuptransformation2021
@gemluvabeauty Reply to @helloworld607 @tiktok It’s time!! 😍😂 #TheHarderTheyFall #youredone #makeuptransformation #gemluvabeauty #catfishqueen #MakeItCinematic