Telegrafi

Mbresa përplaset ashpër me Xhulin në BBVK: A ke pikë njerëzie?

Dita e shtunë ka rezultuar të prodhojë një sërë përplasjesh mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, sidomos mes Mbresës dhe Xhulit.

Në një debat mes tyre, Xhuli i ka thënë Mbresës se “akoma qëndron pas mendimit se e sheh atë si konkurrente të fortë”, por kjo e fundit nuk i ka pranuar “lëvdatat”.

“Ty të ka konvenuar të rrish me mua sepse në fund të fundit unë jam distancuar nga ti. Kam qenë protagonistja më e fortë që kur kam hyrë”, i ka thënë Mbresa, Xhulit pos tjerash.

Lexo po ashtu Pas lëndimit dhe shtrimit në spital, Blasta detyrohet të ndërpresë garën në Big Brother VIP Kosova

Tutje ato kanë vazhduar të debatojnë me tone të larta, gjersa pjesë e debatit ka qenë edhe banorja tjetër, Melisa Lleshi.

Mbresa është dëgjuar duke i thënë në një moment Xhulit: “A ke pikë njerëzie”, gjatë nervozizmit në debat e sipër.

Megjithëse në fillim përflitej se Mbresa dhe Xhuli ishin aleate në lojë dhe ruanin raporte të mira me njëra-tjetrën, ky raport së fundmi duket se është prishur dhe mes tyre tashmë ka një rivalitet të hapur. /Telegrafi/