Dita e shtunë ka rezultuar të prodhojë një sërë përplasjesh mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, sidomos mes Mbresës dhe Xhulit.
Në një debat mes tyre, Xhuli i ka thënë Mbresës se “akoma qëndron pas mendimit se e sheh atë si konkurrente të fortë”, por kjo e fundit nuk i ka pranuar “lëvdatat”.
“Ty të ka konvenuar të rrish me mua sepse në fund të fundit unë jam distancuar nga ti. Kam qenë protagonistja më e fortë që kur kam hyrë”, i ka thënë Mbresa, Xhulit pos tjerash.
Tutje ato kanë vazhduar të debatojnë me tone të larta, gjersa pjesë e debatit ka qenë edhe banorja tjetër, Melisa Lleshi.
Mbresa është dëgjuar duke i thënë në një moment Xhulit: “A ke pikë njerëzie”, gjatë nervozizmit në debat e sipër.
Megjithëse në fillim përflitej se Mbresa dhe Xhuli ishin aleate në lojë dhe ruanin raporte të mira me njëra-tjetrën, ky raport së fundmi duket se është prishur dhe mes tyre tashmë ka një rivalitet të hapur. /Telegrafi/