Site icon Telegrafi

Mblidhet sot Asambleja e PS-së, Rama pritet të bëjë ndryshime në qeveri

Partia Socialiste ka thirrur sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë, ku pritet të shpallen dhe disa ndryshime në kabinetin qeveritar, vendim që e la të kuptohet më herët vetë kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me mediat.

Ashtu si në takimin e fund korrikut, për punimet e Asamblesë nuk ka një agjendë zyrtare përveçse faktit që do të jetë Kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalën përpara anëtareve të këtij organi vendimmarrës të selisë rozë.

Përpara se të merrte pushimet e gushtit, kryesocialisti shkarkoi të gjithë sekretarin, më në krye numrin dy të partisë Damian Gjiknurin.

Në vend të tij si sekretar të Përgjithshëm komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ja besoi Bledi Çuçit.

Në mbledhjes e asamblesë të së hënës, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët por edhe me dinamikën brenda partisë.

Pasi sipas statute të kësaj force politike është Asambleja ajo që merr vendimin për zgjedhjen e sekretarit apo të sekretarit ekzekutiv.

Ndërsa nga njëra anë pritet që të vlerësojë disa socialistë duke ju dhënë poste partie, nga ana tjetër ministrat janë përfshirë nga “ethet” e vendimeve të kryeministrit.

Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit në fund të shtatorit ose fillim tetori për të miratuar vendimet që të do merren ditën e hënë pasdite, si organi më i lartë vendimmarrës i PS-së. /Telegrafi/

Exit mobile version