Liverpooli nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 ndaj Evertonit në Godison Park në kuadër të Ligës Premier.
Më së shumti ky rezultat gëzoi vendasit të cilët renditen në mesin e tabelës, por qëllimi i tyre ishte të mos lejojnë Reds të fitojnë dhe kështu të marrin primatin në kampionat.
Në fund të ndeshjes një djalosh i cili mbledh topat te Evertoni duartrokiti në mënyrë ironike trajnerin Jurgen Klopp.
Normalisht që kjo nuk i pëlqeu fillimisht trajnerit gjerman, i cili iu afrua djaloshit me qëllimin për t’i treguar se kjo nuk ishte sjellje e mirë nga ai.
Por, djaloshi vazhdoi dhe trajneri i Liverpoolit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm ta marrë me sportivitet.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Klopp është kundër Burnleyt.
Aktualisht Reds renditen në vendin e dytë me 70 pikë, një më pak se Manchester City që në xhiron e ardhshme luajnë kundër Watforidit. /Telegrafi/
Did that Everton ballboy just sarcastically clap Jurgen Klopp?! 🤦♂️🤣 pic.twitter.com/4cVQq4CDFh
— Soccer AM (@SoccerAM) March 3, 2019