Site icon Telegrafi

​Mbillen 1133 lule në përkujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Menjëherë pas përfundimit të seancës solemne për nder të Ditës së Çlirimit të zgjedhurit e popullit në krye me kryetaren e Kuvendit kanë mbjell 1.133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

“Janë mbjell në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë luleve të Kosovës që u këputen pa u çelur mirë. Këtu i kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version