Google, Alibaba dhe kompani të tjera “big tech” mund të detyrohen të ndajnë të dhëna për klientët e shërbimeve financiare me bankat dhe firmat e teknologjisë financiare për të parandaluar konkurrencën e padrejtë.
Plani i Facebookut për stablecoinin [kriptovaluta që e mbështesin vlerën e tyre në para tradicionale] Libra është duke u përballur me një shqyrtim, një organ botëror i rregullatorëve nga qendrat kryesore financiare në botë, tha se kërcënimet në rritje të “big tech” ngritën pyetje për stabilitetin financiar, konkurrencën dhe privatësinë e të dhënave, përcjell Telegrafi.
Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) në një raport të lëshuar të dielën për “monitorim vigjilent” të zhvendosjes së “big tech” në shërbime financiare, për të cilat tha se mund të dëmtojë aftësinë e bankave për të gjeneruar kapital përmes fitimeve të mbajtura.
FSB tha që lojtarët përfshirë Microsoft, Amazon, eBay, Baidu, Apple, Facebook dhe Tencent, kanë baza të të dhënave masive, ndërsa disa ofrojnë menaxhim të pasurive, pagesa dhe hua.
Shumë firma të “big tech” si Amazon, Facebook, eBay, Alipay dhe Google kanë fituar licenca të lidhura me pagesa në vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Luksemburgun, Irlandën dhe Lituaninë, megjithëse shumica ende nuk kanë krijuar ndonjë vëllim të madh.
“Bankat në Evropë dhe gjetkë tashmë janë detyruar të ndajnë të dhënat e klientëve me kompani “fintech” të palëve të treta që duan të ofrojnë shërbime të pagesave dhe kjo mund të duhet të ndodhë edhe me ‘big tech’. Aftësia e firmave të mëdha të teknologjisë për të shfrytëzuar të dhënat e klientit shtron pyetjen nëse autoritetet mund të konsiderojnë potencialin për të promovuar lëvizshmërinë e të dhënave midis aktorëve të ndryshëm që janë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve financiare”, tha FSB. /Telegrafi/