Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa Ushtrisë sot iu shtuan edhe 17 oficerë të rinj.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj theksoi se sot është një mëngjes i mrekullueshëm pasi nga sot Ushtrisë do t’i shtohen edhe 17 oficerë të rinj, që do të jenë shtyllë e mbështetje e madhe për shtetin e Kosovës.
“Mbi supet tua do t’i bartni shpresat e atdheut, shpresat e shtetit të Kosovës”, tha Mehaj, raporton Telegrafi.
Ai tha se pas katër viteve të studimit, oficerët e kuptojnë çdo të thotë të jesh nën betim.
“Ju e kuptoni përkushtimin dhe obligimin që e keni ndaj atdheut, e që po të jetë e nevojshme e jepni edhe jetën tuaj. Sepse të jesh ushtarak është që t’i dedikohesh nderit, një jete të guximshme… kaq e thjeshtë është…”, tha ministri i Mbrojtjes.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e realizuar nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova. /Telegrafi/