Telegrafi

Mbi shtatë milionë ukrainas të zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës

Më shumë se 7.1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës për shkak të luftës, tha Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM).

Kjo është një rritje prej 10 për qind në krahasim me numrin e PZHBV-ve brenda Ukrainës, të marrë nga një sondazh i kryer më 16 mars, raportoi IOM.

Kjo shifër është vetëm një pjesë e më shumë se një milion njerëzve që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit rus, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, raporton bbc.

Më shumë se gjysma e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 57 për qind kanë anëtarë të moshuar të familjes dhe rreth 30 për qind kanë njerëz me sëmundje kronike, sipas një raporti të IOM-it.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/