Kamera që është e padukshme shkaku i pemëve, ka bërë nervozë mbi njëmijë shoferë brenda gjashtë javëve, të cilëve u ka shkuar tiketa në shtëpi, pa e ditur se janë zënë mbi limitin e lejuar.
Kamera e vendosur në një rrugë shumë të frekuentuar në Somerset të Londrës, është kërkuar të hiqet, sepse po konsiderohet si e padrejtë nga shoferët, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, zyrtarë të sigurisë kanë thënë se do të vendosin edhe kamera të tjera nëpër vend të tilla, pasi po dalin të suksesshme në kthimin e rregullit.
Dënimi për tejkalim të shpejtësisë në Britani të Madhe, është 100 funte dhe tre pikë nga licenca. /Telegrafi/