Rusia ka vazhduar edhe sot me granatime të vendbanimeve të ndryshme në Ukrainë duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Gjithashtu edhe sot ka pasur protesta kundër agresionit rus në Rusi – ku policia arrestoi më shumë se 800 njerëz të dielën.
OJQ-ja OVD-Info, e cila monitoron arrestimet gjatë protestave, tha se policia kishte arrestuar 817 persona gjatë demonstratave në 37 qytete në Rusi.
Forcat e zbatimit të ligjit në Moskë thanë se kishin arrestuar rreth 300 njerëz në qendër të qytetit për shkelje të rendit publik.
Ndryshe, bombardimet ruse sot kanë vrarë një gazetar amerikan dhe një tjetër u plagos. /Telegrafi/
Более 800 задержанных к 20 часам по Москве pic.twitter.com/fn8M6wLQfe
— ОВД-Инфо (@OvdInfo) March 13, 2022