Telegrafi

Mbi 70 mijë njerëz janë larguar nga rajoni Kherson

Më shumë se 70 mijë njerëz janë larguar nga rajoni Kherson gjatë javës së kaluar, ka pohuar guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit, Vladimir Saldo.

Në një intervistë me kanalin televiziv Crimea-24, Saldo tha se banorët ishin larguar nga zona në mes të kundërofensivës së Ukrainës.

Ai tha se “është mjaft e vështirë të mblidhen statistika këtu, ato do të jenë të sakta vetëm aty ku mbahen të dhënat. Njerëzit kontaktojnë një qendër telefonike dhe shprehin dëshirën për të kaluar në bregun e majtë”.

“Megjithatë, Kherson është një qytet mbi ujë dhe njerëzit këtu kanë varkat e tyre. Megjithatë, jam i sigurt se mbi 70 mijë njerëz u zhvendosën javën e kaluar pasi ishte nisur një shërbim kalimi tragetesh”, shtoi Saldo.

Theksojmë se zyrtarët rusë kanë bërë thirrje kohët e fundit që civilët të evakuohen prej rajonit të Khersonit, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt gjersa ka shkaktuar shumë viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/