Telegrafi

Mbi 66 mijë ukrainasë që jetojnë jashtë vendit – janë rikthyer në vendlindje për të luftuar kundër agresionit rus

Ukrainasit nuk e kanë ndërmend t’i dorëzohen agresionit rus, e këtë më së miri e dëshmojnë shifrat më të fundit sa i përket dëmeve që i janë shkaktuar Kremlinit, si në njerëz ashtu dhe në makineri ushtarake.

E deri më tani mijëra ukrainasë që jetojnë jashtë vendlindjes, janë rikthyer për ta mbrojtur vendin e tyre. Madje së fundmi është raportuar se ky numër ka shkuar në mbi 66 mijë, transmeton Telegrafi.

Këto shifra i ka konfirmuar edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleskii Reznikov, i cili tha se çdo ditë po lajmërohen qytetarët për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase kundër agresionit rus.

E një orë më parë raportohet se është arritur marrëveshja për armëpushim në dy qytete ukrainase, si dhe për hapjen e korridoreve humanitare, përmes të cilëve do të mund të largohen civilët. /Telegrafi/