Site icon Telegrafi

Mbi 65 mijë viktima! Rritet bilanci në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 1.1 milion të infektuar

Bilanci i viktimave nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara, është rritur në 65,776.

SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë, me më së shumti të prekur dhe viktima në botë.

Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në 1,131,492, sipas uebfaqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 242,988 të infektuar, Italia me 207,428 dhe Britania e Madhe me 177,454.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, më pas New Jersey  dhe pastaj Massachusetts.

Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 6,4 milionë teste për COVID-19, ndërsa 161,563 të infektuar janë shëruar. /TCH/

Exit mobile version