Komandanti ukrainas i qytetit të rrethuar të Mariupolit ka zbuluar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, se mbi 600 civilë dhe luftëtarë të plagosur gjenden brenda fabrikës së çelikut në Azovstal.
Serhiy Volyna, ushtrues detyre i komandantit të brigadës së 36-të detare, tha se nuk ka mjekim dhe nuk ka kushte për trajtim të të plagosurve.
Ai shtoi se qindra civilë, duke përfshirë fëmijët, po jetojnë në kushte josanitare dhe po mbesin pa ushqim dhe ujë.
Ai kërkoi urgjentisht të evakuohen trupat ushtarake dhe civile nga Mariupoli.
Ndryshe, autoritetet ukrainase disa herë kanë bërë apel për lirimin e të rrethuarve, të cilën gjë nuk po e lejojnë forcat ruse. /Telegrafi/
Situation in Mariupol Azovstal growing more dire. Marine commander Serhiy Volyna says ~600 wounded troops in serious condition, w/o meds, in unsanitary conditions; 100s of civilians including many kids, people with disabilities underground. They’re running out of food and water. pic.twitter.com/MaHdsByoBH
— Christopher Miller (@ChristopherJM) April 27, 2022