Agresioni rus kundër Ukrainës ka hyrë sot në ditën e gjashtë.
Por sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, deri të martën, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se deri më tani janë vrarë 5,710 ushtarë rusë.
Përveç kësaj, autoritetet atje njoftojnë se kanë shkatërruar 29 aeroplanë luftarakë, 29 helikopterë, 198 tanke, 77 njësi artilerike, 846 automjete të blinduara, 24 sisteme raketore, 7 hedhës të raketave ndër të tjera dhe dronë e anije luftarake.
Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.
Që nga ajo ditë, agresioni rus është dënuar nga e gjithë bota ndërsa për Ukrainën është ofruar mbështetje e madhe. /Telegrafi/