Telegrafi

Mbi 50 arkitektë dhe dizajnerë nga Hungaria vizituan showroom-in e Ciao Berto në Budapest

Me një histori prej mbi 20 dekadave, kompania vendore Ciao Berto është sinonim i asaj se si kualiteti i lartë dhe përkushtimi sjellin suksese të pa imagjinueshme.

E në mesin e shumë sukseseve që kjo kompani i ka korrur, e sidomos me eksport në shumë shtete, Ciao Berto tashmë ka pikën edhe në shtetin e Hungarisë, në qytetin e Budapestit, për të qenë më afër konsumatorëve të vet duke ofruar shërbime kualitative me staf profesional.

Sot mbi 50 arkitektë dhe dizajnerë hungarezë kanë vizituar showroom-in e kompanisë në qytetin e Budapestit.

“Kishim kënaqësi që të mirëprisnim në një vizitë mbi 50 arkitektë dhe dizajner të njohur nga mbarë Hungaria, ku patën rastin të njihen nga afër me produktet e kompanisë sonë”, njofton Ciao Berto përmes një postimi në Facebook.

Në këtë ngjarje pronari i kompanisë Ciao Berto, Bekim Krasniqi ka prezantuar historikun dhe procesin e punës ndër vite.

Lexo po ashtu Ciao Berto hap showroom edhe në Hungari

”Jemi të lumtur që produktet tona vendore ishin në qendër të vëmendjes tek secili”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kompania Ciao Berto është krijuar nga Ejup Krasniqi, në vitet e 90-ta. Sot si biznes familjarë, bordi udhëhiqet nga Bekim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Blerim Krasniqi.

Përvoja dhe puna kreative përgjatë viteve ka krijuar një kulturë në organizimin e hapësirave funskionale.

Strategjia e kompanisë, bazohet në krijimin e fushave të reja punuese, e cila për bazë ka trendet e fundit të dizajnit. /Telegrafi/