Kryetari i Mariupolit në Ukrainë, ka bërë të ditur se numri i civilëve të vrarë ka shkuar në mbi 5 mijë.
Autoritetet ukrainase janë duke mbledhur të vdekurit, dhe po vazhdojnë të grumbullojnë prova për krimet e mundshme të luftës të kryera nga ushtria ruse në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
E akuzat drejtuar regjimit të Vladimir Putinit, ka bërë që perëndimit të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë.
Ndryshe Ukraina ka hyrë në ditën e 43 të luftimeve të ashpra, që po i zhvillon kundër ushtrisë pushtuese të Rusisë. /Telegrafi/