Numri i të prekurve nga coronavirusi në mbarë botën, deri më tani e ka kaluar shifrën prej 4.7 milionë.
Ueb-faqja Worldometer, që ofron të dhëna të përditësuara lidhur me numrin e të prekurve, njoftoi se deri më tani janë infektuar 4.750.064 njerëz.
Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të madh të infektuarve në botë, pasi raportohet se janë 1.6 milionë njerëz të infektuar, Spanja renditet e dyta me 276 mijë të infektuar, derisa e treta është Rusia me 272 mijë të infektuar.
Të infektuar me coronavirus, në Britani të Madhe janë 236 mijë, Itali 240 mijë, Brazil 227 mijë, Francë 179 mijë, Gjermani 175 mijë dhe Turqi 148 mijë.
Sipas Worldometer, shtete me më shumë se 50 mijë raste janë Irani 118 mijë, India 90 mijë, Peruja 88 mijë, Kina 82 mijë, Kanadaja 75.mijë, Belgjika 54 mijë dhe Arabia Saudite 52 mijë.
DEri më tani, coronavirusi iu ka marrë jetën 313,794 përsonave në mbarë botën, derisa 1,830,104 janë të shëruar. /Telegrafi/