Site icon Telegrafi

Mbi 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Më shumë se 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë, pasi trupat ruse filluan pushtimin e këtij vendi, ka njoftuar kryeprokurorja ukrainase Iryna Venediktova.

Ajo po heton numrin e rasteve të dyshuara për krime të kryera nga forcat ruse, ku gjithashtu theksoi se 797 institucione edukative janë shkatërruar që nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.

Këtë vit Venediktova tha se ajo dhe ekipi i saj kanë regjistruar 2.500 raste të krimeve të luftës, si dhe po hetojnë qindra tjerë.

Ndryshe sot pala ruse dhe ajo ukrainase janë pajtuar për armëpushim në Mariupol, për të hapur korridoret humanitare për evakuimin e civilëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version